Ura e Gurit ndodhet në qendër histroike të qytetit të Prizrenit. Në anën lindore të saj ndodhet Ura e Arastasë, ndërsa në anën perëndimore ura e Kaltër. Ura lidh sheshin “Shadërvani” (në të majtë) dhe Saraçhanen (në anën e djathtë të lumit). Ura e Vjetër e Gurit në Prizren është ndërtuar nga Ali Beu në shekullin e 16-të në stilin oriental dhe ka formë sferike. Ura e vjetër është ndërtuar me gurë cilësorë të gdhendur, të lidhur me suva gëlqereje. Ura e vjetër dikur kishte tre harqe, i mesit ishte më i larti dhe harqet anësore ishin më të vogla. Në histori, ura ka pësuar ndryshime të mëdha. Ajo pësoi dëmtime të rënda strukturore gjatë ndërtimit të shtratit të lumit Lumbardhi në vitet e 60ta. Në këtë kohë, harku i saj në anën e majtë ishte i mbyllur tërësisht. Harku tjetër është dëmtuar për shkak të ndërtimit të rrugës në anën e djathtë të lumit në vitin 1963. Megjithatë, ura është më së shumti e rrezikuar nga faktorët natyrorë. Përmbytja e 17-18 nëntorit 1979 shkatërroi të gjithë urën. E dashuruar pas urës, popullata e Prizrenit u mobilizua dhe më 5 qershor 1982 filloi punimet për rindërtimin e saj. Ura e rikonstruktuar u përurua solemnisht më 17 nëntor 1982. Prandaj, ura gjeti sërish vendin e saj natyror dhe vazhdon të kryejë ende funksionin e saj si urë këmbësore. Për shkak të vlerave të trashëgimisë, Ura e Gurit iu nënshtrua mbrojtjes shtetërore me vendimin 2345, të 31 dhjetorit 1948. Projekti “Shiko Nga Lartë” është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.