Kemi një mision të rëndësishëm në promovimin e turizmit dhe trashgimisë kulturore në Kosovë përmes xhirimeve të videove me dron dhe përtej. Ne synojmë të promovojmë destinacione turistike dhe të pasurojmë kulturën lokale duke ofruar një perspektivë të panjohur të pasurive të vendit tonë.
Përmes kësaj platforme bizneset që operojnë në fusht që operojnë në fushën e turizmit, mund të përfitojnë nga mundësia e promovimit të tyre dhe shërbimeve të tyre përmes pamjeve unike. Përmbajtja vizuale luan rol të rëndësishëm në promovim si dhe tërheqjen e audiencës për të krijuar eksperienca të paharrueshme. Pamjet e krijuara nga droni si dhe paisjet tjera videografike, përshtaten për promovimin e turizmit lokal dhe të Trashëgimisë Kulturore, atrakcioneve turistike, hoteleve si dhe llojeve të tjera të akomodimit. Gjithashtu, me ekspertë të fushës së marketingut dhe të Trashëgimisë Kulturore brenga organizatës procesin e marketingut dhe praninë e bizneseve në internet mund ta mbështesim me profesionalizëm.
Ekipi ynë i kualifikuar krijon video tërheqëse promovuese që kapin thelbin e shpërndarjes së biznesit që është pale e interest në industrinë e turizmit. Nga dhomat luksoze deri te pamjet mahnitëse, nënvizohen veçoritë që dallojnë pronën, shërbimin ose fushëveprimin e biznesit. Këto video shërbejnë si mjete të fuqishme marketingu për të angazhuar mysafirët potencialë dhe për të krijuar përshtypje të qëndrueshme.
Prania në internet dita ditës po vështërsohet për shkak të konkurencës. Jo që nuk ka hapësirë të mjaftueshme, janë mbi 3 miliardë përdorues aktiv të internetit nëpër botë, por dizajnet unike dhe grafikat e fuqishme po e bëjnë audiencën për vete. Koncepti i “Shiko nga lartë” është edhe zgjerimi i perspektivës për të kuptuar një shërbim, destinacion apo biznes në mënyrë më unike dhe kreative andaj, krijimi i broshurave, fletëpalosjeve dhe materialeve tjera promovuese të dizajnuara për të shfaqur veçoritë dhe atraksionet e bizneseve mund të realizohen të gjitha nga platforma “Shiko nga lartë”.
Kjo platform është një mundësi për të çuar pamjet që duhet promovuar në lartësi të reja me filmime ajrore. Të shfaqurit e mjediseve natyrore, arkitekturës së jashtme dhe peisazheve bën biznesin, destinacionin turistik apo monumentin në fjalë ta marrë vlerësimin e merituar. Filmimi nga ajri shton një element dinamik dhe mbresëlënës në materialet promovuese.